23:37 / 14.07.2023
Marseille nënshkruan me mbrojtësin brazilian të Atletico Madridit
Uran Krasniqi / RTKLive
Marseille ka nënshkruar me mbrojtësin brazilian Renan Lodi nga skuadra spanjolle e La Ligas, Atletico Madrid, ka njoftuar të premten klubi i Ligue 1.
Marseille nuk ka folur për detaje të kontratës, por sipas mediave marrëveshja llogaritet rreth trembëdhjetë milionë euro.
Lodi, i cili e kaloi sezonin 2022-23 si huazim në skuadrën e Premierligës, Nottingham Forest, iu bashkua Atleticos në qershor të vitit 2019 nga skuadra braziliane Athletico Paranaense. Ai ishte pjesë e skuadrës së Atleticos që e fitoi titullin e La Ligas në sezonin 2020-21.























