14:38 / 15.07.2023
Edhe AGK i reagon Sveçlës: Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve
M.P. / RTKlive
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke thënë se ky i fundit ka përdorur gjuhë të rrezikshme për sigurinë e gazetarëve.
“Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediet”, ka shkruar AGK.
AGK në reagim ka përmendur faktin se Sveçla ka thënë që “audio-incizimet e Shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Srpskas, Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Vuçiq”.























