Declan Rice zyrtarisht i bashkohet Arsenalit
BKT
Sport

Declan Rice zyrtarisht i bashkohet Arsenalit

Uran Krasniqi / RTKLive

Arsenal ka prezantuar futbollistin e West Hamit, Declan Rice.

Rice ishte pjesë e West Hamit nga viti 2017, duke bërë 204 ndeshje. Ai gjithashtu është pjesë e Kombëtares angleze nga viti 2019 ku ka realizuar dyzet e tri ndeshje. Skuadra e re nuk ka dhënë detaje se sa i ka kushtuar klubit reprezentuesi anglez.  

Ndarjen nga West Ham Rice e ka përshkruar me nota emocionale. 

“Te West Ham jam rritur aq shumë si person, lojtar dhe si kapiten. Nuk është e lehtë të them lamtumirë", ka thënë ai.  

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka parë transferimin e futbollistit si vlerë të shtuar për skuadrën.

 “Ne jemi vërtet të lumtur që Declan po na bashkohet. Ai është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka performuar në një nivel të lartë në Premier League dhe për Anglinë për disa sezone. Declan ka potencialin për të qenë shumë i suksesshëm këtu", është shprehur ai.