Memli Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Liria jonë ishte lufta e tyre
BKT
Lajme

Memli Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Liria jonë ishte lufta e tyre

M.P. / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë. Ai ka thënë se ka shkuar atje për mirënjohje ndaj kontributit të tyre historik.

“Liria jonë -  ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë - ishte misioni i tyre. Kosova - ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë - ata janë krenaria jonë”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund të postimit të tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se  “dielli do të lind përsëri”.


MË SHUME NGA Lajme