Haradinaj, Kurtit: Lëri njerëzit të protestojnë
BKT
Lajme

Haradinaj, Kurtit: Lëri njerëzit të protestojnë

Uran Krasniqi / RTKLive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të mos përpiqet t`ua ndalojë të tjerëve ato që dikur i ka shfrytëzuar vetë: protestat e demonstratat.

Sot duke filluar nga ora 18:00 do të protestojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Prishtinë. Protesta vjen si kundërshtim i vendimit të miratimit të Projektligjit për pagën minimale, ku ata nuk janë përfshirë. Paraprakisht ministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla në kontekst të thirrjes për protestë ka thënë se mbetet të shihet nëse sot qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë. 

E, lideri i AAK-së ka kërkuar nga Kurti që të lejojë protestën.  

"Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t'ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

"Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!". 


MË SHUME NGA Lajme