Bahtiri: Mujka dhe Muzliukaj janë të pafajshëm, të ndalen `spektaklet`
BKT
Lajme

Bahtiri: Mujka dhe Muzliukaj janë të pafajshëm, të ndalen `spektaklet`

M.Sh/RTKlive

Një ditë pas arrestimit të dy ish-zyrtarëve të komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, ka reaguar ish-kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili thotë se dy vartësit e tij, në periudhën sa ai ka qenë kryetar, janë të pafajshëm, derisa akuzon gjyqësorin për “spektakël”.

“Unë besoj në drejtësi, sikurse që besoj fuqishëm në pafajësinë e plotë të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt në këtë proces. Më erdh mirë që edhe Gjykata ka marrë vendim për lirimin e tyre në procedurë të rregullt, dhe besoj që gjykata në fund të procesit do t'i nxjerrë të pastër si loti, ashtu siç besoj që janë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Bahtiri thotë se çështja kontestuese, sipas policisë dhe prokurorisë, qëndron te procedurat e shkëmbimit të një prone komunale me një pronë private në rrugën 'Ali Zeneli'.

“Në këtë rrugë janë shkëmbyer shumë prona dhe po vazhdojnë të shkëmbehen, pasi që hapja e saj është me prioritet për qytetin. Në gjithë këtë proces ish-drejtori dhe ish-nënkryetari, vetëm kanë bërë kërkesën dhe propozimin në Kuvend Komunal, përderisa vendimin e ka marrë Kuvendin Komunal me votim “, thotë Bahtiri.

Sipas tij, ky proces është vlerësuar i rregullt edhe nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Financave. “Spektakleve të tilla duhet t'iu vije fundi. Gjykata sot dha përgjigjen e parë për ta”,ka deklaruar Bahtiri.

Ndryshe, gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.M dhe H.M.  Gjyqtari  të arrestuarit e djeshëm i ka lënë të mbrohen në liri.


MË SHUME NGA Lajme