Banorët e fshatit Bablak të Ferizaj në hall me ujërat e zeza/Video
BKT
Foto:RTK
Lajme

Banorët e fshatit Bablak të Ferizaj në hall me ujërat e zeza/Video

Driton Ramadani/RTK

Banorët e fshatit Bablak të Ferizaj kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me rrjedhën e ujërave të zeza dhe atyre atmosferikë. Sipas banorëve, përveç që nuk mund të qëndrohet nga kundërmimi, atyre po u krijohet vështirësi edhe në blegtori.

“Shqetësimi është se erërat e këqija të ujërave të zeza janë të tmerrshme, sepse pas reshjeve të mëdha të shiut kanalizimet kanë dalë  prej rrjedhave të veta edhe është erë shumë-shumë e keqe gjatë tërë natës. Ndërsa ditën banorët nuk mund të qëndrojë në oborr as për relaksim”, deklaroi  Driton Nuha, banor i këtij fshati.

“Tani unë si fermerë nuk kam edhe ku i lëshojë bagëtinë sepse është e rrezikshme, në një anë sepse mund të ketë edhe gjarpërinj se ky ujë mund të qëndroj edh dy muaj deri sa ta thanë natyra vet”, tha banori tjetër Daut Nuha.

Në institucionet përgjegjëse thonë se në këtë fshatë është intervenuar disa herë, por që reshjet e fundit kanë ndikuar në gjendjen aktuale.

“Ne si komunë, në vazhdimësi merremi me këtë çështje duke bërë hapjen dhe zgjidhjen e problemeve të cilat i kanë banorët e ndryshëm të fshatrave edhe qytetit. Ky problem ka mundur me ndodh për shkak të reshurave të fundit”, deklaroi Arben Halili, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj.

Ndërsa Valdet  Syla, menaxher i Departamentit operativ në KRUK “Bifurkacioni”, tha se ajo hapësirë është e lagur është në ujë, prandaj edhe nuk munden të intervenojnë. “Jemi duke pritur deri sa të bëhet tharja e tokës edhe kemi për të intervenuar prapë”, deklaroi ai.

Ndryshe, banorët  shpresojë që sa më parë të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që ky problem mos të përsëritet në të ardhmen.


MË SHUME NGA Lajme