14:12 / 16.07.2023
Hendbollistet e Kosovës U19 mbyllin Evropianin me fitore
Uran Krasniqi / RTKLive
Hendbollistet e Kosovës U19 janë treguar më të shkathëta se sa ato të Letonisë. Kosovaret kanë fituar ndeshjen e të së dielës në Prishtinë.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 36:31.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për vendin e shtatë në Kampionatin Evropian U19 dhe kësisoji Kosova ka zënë vendin e shtatë.
Mirjeta Dinolli u shpall më e mira. Ajo shënoi nëntë gola nga nëntë tentime. Shtatë gola i shënoi Angjelina Krasniqi. Pesë gola i kishte Elsa Kongjeli.
Kosova U19 e mbylli Evropianin me dy fitore e katër humbje. Letonia i humbi të gjitha pesë ndeshjet.
Sot luhet finalja Italia - Austria si dhe ndeshja për vendin e tretë ku takohen Sllovakia dhe Polonia.























