Festivali operistik ‘Ramë Lahaj’ gati, me mision artistik e njerëzor
BKT
Kulturë

Festivali operistik ‘Ramë Lahaj’ gati, me mision artistik e njerëzor

Medina Pasoma / RTKlive

Një prej festivaleve operistike më të mëdha në vend dhe më gjerë, “Ramë Lahaj International Opera Festival” është në përgatitjet finale. Për 10 ditë, Prishtina do të shndërrohet në qendrën e solistëve të njohur ndërkombëtarë, por edhe duke u bërë një portë e radhës për zërat e rinj.

E kësaj radhe rrugëtimi muzikor nga datat 21 deri më 31 korrik vjen me një moto speciale. “Opera për Liri” është qëllimi i edicionit të 3-të, i cili tenton t’i jep zë atyre që janë margjinalizuar e kanë heshtur. Nga rrafshi artistik RLIOF kësaj radhe kalon në njerëzore përmes trajtimit të pabarazisë gjinore, të drejtat e refugjatëve, mjedisit dhe konfliktet aktuale.

Këtë e bën, tashmë si gjithmonë, me program të larmishëm. Kryengjarja e çdo edicioni është gala mbrëmja “Ramë Lahaj and Friends”, e që sivjet sjellë në Kosovë zërat si sopranon Yulia Suleimanova, tenorin Alessandro Safina, baritonin Massimo Cavalletti, të dirigjuar nga Pier Giorgio Morandi dhe nën shoqërimin e Filharmonisë së Kosovës.

Masterclassa e  sivjetme vjen nën drejtimin e mjeshtrit Francisco Araiza. Nata me muzikë shqiptare mban emrin e bilbilit kosovar Nexhmije Pagarusha, teksa në skenë performojnë Kaltrina Miftari, Adhurim Grezda, Ardiana Bytyqi, Gerald Murrja, Besarta Murtezani, drejtuar e shoqëruar nga Keli Band.

Ndërkaq veçantia e këtij edicioni është se RLIOF ka arritur t’iu bashkohet platformës FEDORA, si festivali i parë muzikor nga rajoni.

 


MË SHUME NGA Kulturë