18:17 / 16.07.2023
Kurti po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI
B. H. | RTKlive
Kryeministri Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë dhe akademikë të shquar, njofton zyra e kryeministrit.
Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit. Ky edicion i sivjetmë titullohet "Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus", derisa kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.























