Festivalet teatrore në Ferizaj mbesin pa përkrahje |Video
BKT
Kulturë

Festivalet teatrore në Ferizaj mbesin pa përkrahje |Video

Driton Ramadani / RTK

Festivalet tradicionale të teatrove në Ferizaj “Mural Fest Kosova” dhe “Fer Film” kanë mbetur pa përkrahje në thirrjen e fundit të subvencionit nga Ministria e Kulturës.

Drejtuesit e këtyre festivale thonë se mos përkrahje ndikon direkt në zvogëlimin e aktiviteteve të tyre.

“Mos financimi i sivjetmë nga MKRS-ja ndikon shumë. Ne kemi pasur pretendime shumë serioze të zhvillimit të festivalit jo vetëm në nivel të një evenimenti të përmbledhur në pak ditë por një evenimenti të vazhdueshëm, i cili do t'i kishte paraprirë eventit kryesor të festivalit, e që synim do ta kishin krijimin e audiencës së artistëve të rinj”, Besim Ugzmajli, drejtor artistik i teatrit “Adriana” në Ferizaj.

 “Jemi mjaft të shqetësuar sepse e dimë që 'Mural Festi' e meriton një përkrahje nga institucionet kulturore në vend, kur dihet fakti se përveç stafit të këtij festivali ekziston një numër i aktivistëve e i të rinjve tanë që ne i kemi fokusar t'i zhvillojmë në mënyrë artistike. Pra, mos përkrahja e 'Mural Fest' ndikon direkt në zhvillimin e këtyre aktivistëve tanë”, tha Lebibe Topalli nga “Mural Fest Kosova”.

Ndërkaq, sipas këshilltares së ministrit të Kulturës, Zana Fetiu Mos përkrahja e këtyre festivaleve ka ndodhur për shkak të mos përmbushjes së kritereve.

“Ne u angazhuam dhe ofruam zgjidhje për të siguruar financim afatgjatë, adekuat dhe të qëndrueshëm për festivalin në mënyrë që të shmangeshin peripecitë që për çdo edicion të aplikohet përmes një OJQ-je në thirrjet e institucioneve publike. Organizatorët e festivalit kanë refuzuar financimin me anë të marrëveshjes e cila do të ofronte mbështetje institucionale shumë vjeçare për festivalin, ashtu siç nuk e ka asnjë festival tjetër në Kosovë”, thuhet në sqarimin e këshilltares së ministrit.

Ndërkaq, Ugzmajli tha se pas rezultateve finale pa asnjë shpjegim zyrtar të refuzimit kanë vendos që të takohen dhe të bëjnë një memorandum përfaqësuesit e ministrisë së Kulturës dhe të komunës në shpërfillje totale të komunitetit të cilët janë akterët kryesor të organizimit të këtij festivali.

Sivjet Festivali i Teatrove në Ferizaj mbahet nga 27 gushti deri më 4 shtator.


MË SHUME NGA Kulturë