Arritjet dhe e ardhmja e ‘Procesit të Berlinit”
Përgatiti: Valbona Thaçi /RTKlive
Samitet vjetore të Procesit të Berlinit dhe takimet e shumta të zhvilluara lidhur me to, intensifikuan ndërveprimin mes politikanëve të nivelit të lartë të BE-së dhe BB-së dhe ia dolën të bënin objekt diskutimi sfidat e rëndësishme të shteteve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me bashkëpunimin rajonal, si dhe mbajtjen e më pas BB6 në agjendën e shteteve dhe institucioneve të BE-së.
Nëpërmjet kushtëzimit të investimeve në infrastrukturë me zbatimin e “masave të buta”, Procesi inkurajoi BB6 të rinovojë reformat ligjore dhe rregullatorë në përputhje me acquis. Në këtë kuptim, ai kontribuoi në afrimin e tyre me BE-në dhe ruajti ndikimin transformues të Unionit në rajon.
Procesi i Berlinit ka galvanizuar gjithashtu bashkëpunimin rajonal në zgjidhjen e problemeve me rëndësi të përbashkët. Ndër fushat tematike janë hendeku i infrastrukturës, papunësia e të rinjve, konkurrueshmëria e ulët e ekonomive dhe perspektivat e largëta të konvergjencës ekonomike me BE-në, përparimi i ngadaltë në pajtim, çështjet dypalëshe, arsimi dhe kërkimi, integrimi i romëve dhe çështjet mjedisore.
Së fundi, Procesi arriti të përmirësojë bashkëpunimin e qeverive të BB6 dhe të iniciojë forma të reja ndërlidhjeje, dhe para së gjithash të ofrojë një format të qëndrueshëm për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Shembuj janë Tregu i Përbashkët Rajonal, RYCO dhe institucione të tjera në zhvillim. Në kuadër të procesit të Berlinit, iniciativat e iniciuara çuan në një rritje të qeverive të BB6 për të marrë më shumë përgjegjësi për Procesin në rajon.
Procesi i Berlinit fillimisht ishte parashikuar të zgjaste katër vjet, por ai ka vazhduar edhe përtej Samitit të Londrës. Numri i vendeve anëtare të BE-së që marrin pjesë në proces ka ardhur duke u rritur nga viti në vit – Polonia priti Samitin e 2019-ës dhe Bullgaria bashkë-organizoi Samitin 2020 së bashku me Maqedoninë e Veriut.























