Remi:Shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, qëndruan jashtë vendit
BKT
Gjykata Speciale

Remi:Shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, qëndruan jashtë vendit

V.TH. /RTKlive

(E Plotësuar) - Dëshmitari Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, të hënën e ka filluar dëshminë me pyetjet nga avokati Ben Emerson.

“Të gjithë qëndronin jashtë vendit, me përjashtim të Jakup Krasniqit, Ramë Bujes dhe komandantët e zonave”, tha Remi.

Këtë deklarim, Mustafa e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtësit të Veselit, avokatit Ben Emmerson, i cili e pyeti se a është në dijeni se disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, përveç Azem Sylës, qëndronin jashtë vendit për pjesën më të madhe të konfliktit nga nëntori 1998 deri në mars 1999.

Këtë përgjigjeje, Mustafa e ka dhënë gjatë kohës kur seanca ishte në sesion privat e që në seancë publike u lexua nga Emerson dhe u konfirmua nga ai.

Paraprakisht, Mustafa ka thënë se para kohës së Ramubujesë nuk e kishte ditur se Azem Syla ka qenë komandat i përgjithshëm i UÇK-së, duke vazhduar të thotë se tani e di se kështu ka qenë, por se personalisht kishte menduar se ai merret me logjistikë, pasi që bazën e ka pasur në Tiranë.

Tutje Mustafa, pohoi se si komandant i zonës operative të Llapit nuk e kishte ditur se kush e ka marrë rolin e komandantit nga Shtabi i Përgjithshëm.

Mustafa sqaroi se duke qenë se Bislim Zyrapi ka qenë në rolin e shefit të Shtabit të UÇK-së dhe se ishte person me përvojë ushtarake, ka menduar se Zyrapi mund të kishte qenë komandant.

Mustafa u përgjigj me “po” në disa çështje që Emmerson e pyeti se pas marrëveshjes së Rambujesë ishte formuar Qeveria e përkohshme e Kosovës, dhe se Azem Syla ishte bërë ministër i Mbrojtjes e Bislim Zyrapi ishte bërë shef i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në ketë seancë mbrojtja e Rexhep Selimit, kishte planifikuar 5 orë pyetje për ish-komandant Rrustem Mustafa-Remin, por  kanë informuar gjykatën se nuk kanë pyetje për të bërë.

Tutje seanca ka vazhduar me pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Gjatë pyetjeve nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, se ai ka qenë zëvendës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafa tha se “mund të ndodhë që ka qenë, por unë nuk e kam njohur ashtu”.

Mustafa po vazhdon dëshminë në Speciale

N.Mekolli /RTK

Sot në Hagë po të vazhdon seanca ku po dëshmon Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Mustafa, po vazhdon dëshminë e tij, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit.

Këtë të hëne po vazhdojn gjykimi në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte. 

Ndryshe, Rrustem Mustafa, ish-komandant i ZO të Llapit, pritet të intervistohet për rreth 36 orë, prej tyre 12 orë nga prokuroria, 23 nga mbrojtja e të akuzuarve dhe një orë nga avokati i viktimave.

Gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve  ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale