Kadiu: Nuk ka pasur konfirmim zyrtar për pjesëmarrje të Bislimit në takim
BKT
Lajme

Kadiu: Nuk ka pasur konfirmim zyrtar për pjesëmarrje të Bislimit në takim

Sh.Ç /RTKlive

Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka reaguar lidhur me raportimet për shkuarjen apo mos shkuarjen e zëvendëskryeministrit në takimin joformal të liderëve të rajonit që po të mbahet sot në Tiranë.

Kadiu ka thënë gjithashtu se nuk ka pasur konfirmim zyrtar për pjesëmarrje të Bislimit në këtë takim.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij”, ka shkruar Kadiu në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme