Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë drejtësi
BKT
Foto: Edona Podvorica
Lajme

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë drejtësi

Edona Podvorica /RTK

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, po proteston sot në Prishtinë, kundër presionit që Serbia po u bënë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ata po kërkojnë respektim të të drejtave të qytetarëve në Luginë dhe trajtim të barabartë.

Kryetari i Ballit Demokrat Shqiptar, Nikollë Perkaj, tha se Serbia po përdorë presion administrativ me qëllim të spastrimit etnik në heshtje.

“Në Kosovën Lindore po përdorë presionin administrativ, duke i bërë in-ekzistent, duke i shlyer adresat e banimit dhe duke i hequr të drejtat e pajisjes me kartela të identifikimit, duke i shlyer nga pronësia e patundshme dhe një mori marifetesh që vetëm serbët i bien ndërmend t’i bëjë kur jemi ne shqiptarët në pyetje”, deklaroi ai.

Gjithashtu, protestuesit kërkuan që të ndërpritet menjëherë pasivizimi i adresave, të anulohen të gjitha vendimet e lëshuara deri më tani.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Lajme