Theo Zidane, afër kontratës se re me Real Madridin
BKT
Sport

Theo Zidane, afër kontratës se re me Real Madridin

F.Bytyqi/RTKLive

Talenti Theo Zidane, raportohet se është gati të nënshkruajë kontratën e re me Real Madrid.

21-vjeçari, i cili është djali i legjendës së Real Madridit, Zinedine Zidane, sezonin e kaluar ka luajtur në ekipin e Castilla, nën drejtimin e Raul-it.

“The Athletic” të hënën shkruan se Theo ka rënë dakord për një kontratë 12-mujore deri në vitin 2024 me “Los Blancos”.

“Mesfushori sulmues është gati të nënshkruajë kontratën në ditët e ardhshme dhe ekziston një bindje se Theo-n mund ta shohim shumë shpejtë në ekipin e parë  të Realit”, shkruan “The Athletic”.