Kosovë-Zvicër, Hadar e Berisha besojnë në paraqitje dinjitoze
F.Bytyqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të mërkurën mbrëma do të përballet me Zvicrën, ndeshje kjo që luhet në “Seazi Surroi” në Prizren në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të basketbollit.
“Dardanët” kundër skuadrës helevete do ta nisin aventurën për kualifikueset e Eurobasket 2025.
Përzgjedhësi i Kosovës Rami Hadar, në një konferencën për media, ka thënë se është bërë punë e madhe gjatë javëve të fundit gjatë përgatitjeve.
Ai është shprehur optimist se të besuarit e tij, do të japin më të mirën në këto kualifikuese. Hadar shpreson se më përkrahjen e tifozëve mund të arrihen rezultate pozitive.
“Ne kërkuam njerëz të talentuar për rekrutim në skuadrën e Zvicrës aq sa mundëm. Ne nuk patëm sukses në lojën tonë aktuale. Ne i njohim lojtarët, e njohim trajnerin. Me siguri nuk do të mbulojmë gjithçka. Skuadra atje po kalon një ndryshim. Disa nga lojtarët veteranë janë larguar, kështu që skuadra po kalon përmes një ndryshimi dhe ne do të duhet të përshtatemi. Nuk mendoj se do të tregojmë veten 100% në këtë aspekt, por do të bëjmë më të mirën”, ka thënë Hadar.
“Ne kemi bërë shumë punë gjatë dy javëve të fundit. Nuk mund të ankohem për punën e lojtarëve, ata kanë bërë gjithçka mirë, duhet të fitojmë ndeshje në këto parakualifikime, ky është synimi i parë. Meqë jam këtu për tri vjet, jemi duke e përdorur këtë kampanjë për të instaluar filozofinë time të lojës, që do të na shërbejë në vitet në vijim. Me mbështetjen e tifozëve, shpresoj se mund të bëjmë diçka gjatë kësaj kampanje”, tha ai.
Optimist për paraqitje të mirë në duel me Zvicrën, është shprehur edhe kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha.
“Jemi përgatitur maksimalisht. Nuk ka qenë e lehtë, pas sezonit që ka përfunduar kemi pasur më shumë se një muaj pushim, kështu që po besoj që tani jemi gati dhe do të japim maksimumin. Trajneri është i ri, na ka dhënë një energji dhe motivim shtesë për të pasur ndeshje sa më të mira edhe sukses sa më të madh, kështu që të mërkurën është ndeshja e parë që, po besoj tepër me rëndësi për ne dhe po shpresoj që salla do të mbushet, Dardanët do të vijnë që së bashku për të bërë një fitore të madhe për ne”, tha Berisha
Kosovën e presin katër ndeshje gjatë korrikut e gushtit
Fillimisht, më 26 korrik, Kosova luan ndaj Danimarkës, e më pas tre ditë më vonë ndaj Zvicrës. Këtë cikël parakualifikues, Kosova e mbyll në shtëpi ndaj Danimarkës më 5 gusht.























