Publikohet rezultati, arritshmëria në nivel vendi është 52.1%
BKT
Lajme

Publikohet rezultati, arritshmëria në nivel vendi është 52.1%

E. Hoti / RTKlive

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë.

MASHTI ka njoftuar se arritshmëria e përgjithshme në test është 52.1 përqind.

“Sipas rezultateve të publikuara në të gjitha shkollat e vendit, arritshmëria sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe 68.8 përqind, Gjuhë angleze 62 përqind, Histori 55.2 përqind, Gjeografi  49.2 përqind, Matematikë 44.9 përqind, Informatikë 53.4 përqind, Fizikë 42.9 përqind, Kimi 44.4 përqind, Biologji 51.8 përqind”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij viti, Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.


MË SHUME NGA Lajme