Andoni: Me mospjesëmarrje, Kosova humbet kohë
BKT
Lajme

Andoni: Me mospjesëmarrje, Kosova humbet kohë

M.Miftari/ RTKlive

Analisti Ben Andoni në “Info Plus”, në RTK, deklaroi se Kurti ka sakrifikuar Tiranën për një simpozium, ndonëse obligimet e tij më të mëdha janë obligimet kushtetuese në interes të popullit kosovar, në interes të marrëdhënieve në mes të Kosovës me Shqipërinë e, mbi të gjitha, tanimë jashtë formatit kushtetues, ka obligimin e Procesit të Berlinit.

“Mospjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është pak jo normale në marrëdhëniet aspak normale në mes të Shqipërisë dhe Kosovës për shkakun se të dyja vendet kanë obligime kushtetuese ndaj njëra –tjetrës”,tha analisti Andoni.

Ai, tutje, rikujtoi masat pengese të BE-së ndaj Kosovës dhe që, sipas tij,nga BE i kërkohet çdo kontakt me përfaqësuesit e Kosovës, që të jetë jo vetëm i mirëpritur, por edhe sa më i dëshiruar.

Rastin e vizitës së Kurtit në Greqi, analisti Andoni tha se do të mund ta sakrifikonte fare lehtë Greqinë, ose mund ta delegonte dikë tjetër nga vartësit e tij, por, shtoi ai, kjo nuk ka ndodhur dhe kjo tregon se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe të Kosovës janë aspak të mira, ndonëse, vuri në pah ai, që të dy kryeministrat janë pjesë e të njëjtës ideologji, të së majtës, me një fuqi bindëse në vendet e tyre vendimmarrëse, në proceset si kjo e Berlinit, do të duhej të paraqisnin projekte të përbashkëta.

“Në mospjesëmarrje, Kosova humbet kohë”, shtoi analisti Andoni.

Andoni shprehu dyshimin se si pengesë e marrëdhënieve në mes tyre është protagonizmi i të kryeministrave, teksa shfaqi shpresën që në të ardhmen këta dy liderë të zbusin diskursin e tyre e marrëdhëniet në mes vendeve tona të përmirësohen.

Andoni  vlerëson se shkaku kryesor i mospjesëmarrjes në këtë takim të sotëm nga ana e kryeministrit Kurti, në Tiranë, është anulimi i mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive nga ana e kryeministrit Rama.

Ai më tej vuri në dukje se më 16 tetor që do të mbahet samiti i “Procesit të Berlinit”, në Tiranë, por që organizator, sipas Andonit, janë BE dhe zyrtarët e Berlinit, ndërsa sqaroi se Tirana ofron infrastrukturën dhe elemente të tjera.


MË SHUME NGA Lajme