Strakosha, në “radarin” Bayernit
BKT
Sport

Strakosha, në “radarin” Bayernit

RTSH

Sipas “Sky Deutschland” Thomas Strakosha është njëri nga dy portierët, të cilët Bayern Munich mendon si alternativë në rast se nuk arrihet akordi me Giorgio Mamardashvili.

Sipas “Sky” 28-vjeçari është lakuar shpesh ditët e fundit nga drejtuesit e Bayern-it. Këta të fundit konsiderojnë shqiptarin si një opsion “ekonomik” për rolin e portierit të dytë në ekip.

Siç dihet Sommer këtë verë do të largohet pasi kërkon të ketë rol titullari pasi verën e ardhshme shpreson të jetë titullar me Zvicrën në “Euro 2024”.

Në rast se Bayern nuk arrin akordin me Valencia-n për Mamardashvili-n atëherë FC Bayern përveç Strakoshës po shikon me interes edhe pistën, e cila e dërgon tek Dominisk Kotarski.

23-vjeçari është një profil interesant pasi ka lindur në Kroaci, pra është komunitar, dhe për momentin është nën kontratë me klubin e PAOK-ut të Selanikut.