Ngjarjet e datës 18 korrik
RTKlive
Ngjarjet e datës 18 korrik 2023.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Bordin dhe Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Mbahet konferenca për prezantimin e raportit “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”.(ora, 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e Shqyrton Raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për vitin 2022. I ftuar: Bujar Kaçuri, Drejtor i FSSh-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim i shqyrton disa projektligje. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)























