12:51 / 18.07.2023
Varhely dhe Sarrazin diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
Afet Bela/ RTKlive
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhely është takuar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilën ka diskutuar për rajonin.
“Diskutimi i mirë me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe të thellë mbi Ballkanin Perëndimor, sfidat aktuale politike dhe ekonomike dhe si ta sjellim rajonin më shpejt në BE”, ka shkruar Varhely në ‘Twitter’.
























