Përfundon dëshmia e ish-komandant Remit, nis dëshminë oficeri Ladwidge
BKT
Gjykata Speciale

Përfundon dëshmia e ish-komandant Remit, nis dëshminë oficeri Ladwidge

V.Th. RTKlive

Ish-komandanti i UÇK-së i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka përfunduar dëshminë e tij.

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës përkatëse.

Ky dëshmitar mban kodin 02153 i cili do përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), dhe se dëshmia e tij pritet të mbahet në sesion publik.

Përfundon dëshmia e ish-komandant Remi në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

(E plotësuar në ora 12:30)- Ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve,

Fillimisht, dëshmitari Mustafa në këtë seancë ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e gjykatësit Fergal Gaynor.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale