Dëshmon në Speciale e oficerit britanik që shërbeu në Kosovë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Dëshmon në Speciale e oficerit britanik që shërbeu në Kosovë

A.B/RTKlive

( E plotësuar, ora 15:00) Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka përfunduar sot dëshminë.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Francis Ladwidge, mbrojtja e Thaçit, avokati Gregory Kehoe, ka kërkuar që të paraqitet një raport i ekipit të vlerësimit të Kosovës, i 26 qershorit të vitit 1999.

(E plotësuar, ora 11:00) Ka filluar dëshminë Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës përkatëse.

 

Vazhdon dëshminë në Speciale oficeri britanik që shërbeu në Kosovë

Edhe sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës përkatëse.

Ky dëshmitar është i 14 me radhë dhe mban kodin 02153. Ai dje ka filluar të përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton RTKlive.

Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka pohuar dje se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK).


MË SHUME NGA Gjykata Speciale