MASHT: Nga shtatori shtohen edhe 8 drejtime në arsimin dual
BKT
Në Fokus

MASHT: Nga shtatori shtohen edhe 8 drejtime në arsimin dual

B. H. | RTKlive

Arsimi dual do të zgjerohet edhe me tetë profile të reja nga viti shkollor 2023/24. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Vitin e kaluar për herë të parë ka filluar mësimi dual në 4 shkolla profesionale, me 4 profile në 3 komuna të ndryshme.

"Falë rezultateve pozitive nga viti i kaluar, vitin e ardhshëm shkollor po e zgjerojmë arsimin dual edhe me 8 profile të reja. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për lidhjen e arsimit me tregun e punës", thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Sipas kësaj ministrie në vitin shkollor 2023/2024 do të ketë gjithsej 12 profile të arsimit dual në 21 shkolla profesionale në 14 komuna të ndryshme. 

Përveç profileve Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), Floktar e Murator, tashmë po shtohen edhe këto profile: Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë, Estetist.

Konkurset për pranimin e nxënësve janë hapur sot dhe do të mbyllen të enjten, më 20 korrik.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit inkurajon nxënësit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi duke u bërë pjesë e këtyre profileve.


MË SHUME NGA Në Fokus