11:36 / 19.07.2023
Felix godet Atletico Madridin: Barça është ekipi i zemrës time
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi portugez i Atletico Madridit, Joao Felix ka ‘goditur’ skuadrën e tij, duke deklaruar se klubi i tij i zemrës është Barcelona.
Felix, i cilin tashmë është kthyer te Atletico Madrid pas huazimit tek Chelsea, duket se nuk po kalon periudhë të mirë në skuadrën e Diego Simeones.
Reprezentuesi i Portugalisë, në një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano, ka thënë se klubi i tij i zemrës është Barcelona.
“Dua që të luaj për Barçën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë. Që nga fëmijëria e kam pasur ëndërr Barcelonën. Nëse ndodhë kjo, do të realizohej ëndrra ime”, ka thënë Felix.
Kujtojmë se portugezi ishte transferuar në vitin 2019 nga Benfica tek Aletico Madrid për 127 milionë euro.























