`Kronika e librit` me tituj të rinj psikologjik, historik e të dashurisë
BKT
RTKlive
Kulturë

`Kronika e librit` me tituj të rinj psikologjik, historik e të dashurisë

Medina Pasoma / RTKlive

Si çdo javë, edhe kësaj radhe gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi Fazliu ka prezantuar pesë tituj të rinj. Nga raftet e librarisë “Artini”, për shikuesit e transmetuesit publik janë shpalosur botëkuptime të ndryshme nën autorësi secila më të veçantë se tjetra.

“Shtegtime nëpër atdhe” nga Berat Luzha është vepra e parë, të cilën autori e shkruan në kohën e pensionit si përmbledhje e vendeve, institucioneve, monumenteve më të mira të trevave shqiptare.

Vulë historike mban edhe vepra “Shqiptarët dhe shtetformimi ndër Pashallëqet” nga Dora D’Istria, e cila si njohëse e kulturës ballkanase shpërfaq jetën gjatë okupimit osman. E këtë e bën duke marrë model Shkodrën, Beratin e Janinën.

Krejt ndryshe nga dy të parat është “Gruaja Sekrete” nga Gill Paull, e cila shpërfaq dy histori të ndryshme. Njëra ndodh në vitin 1914 në kohën e humbjes së Rusisë, e tjetra në një frymë moderne gjatë vitit 2016. Mirëpo e përbashkëta e dy epokave është dashuria dhe sakrifica për të.

Qasje psikologjike ka libri “Të jetosh i lirë” nga Michaela Singer e cila tregon mënyrat e kërkimit të lumturisë, ndikimin e ndërdijes nga mendimet dhe emocionet e përditshme dhe format e ndryshme të manifestimit të energjisë.

Ndërkaq si porosi për adoleshentët e shkollës së mesme është libri “Miku i çastit armiku i jetës” , e cila jepmesazhin: “Jeta është dhuratë për t’i shijuar të mirat që e rrethojnë”.

 


MË SHUME NGA Kulturë