Imer Hakaj drejtor i ri i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve
BKT
Kulturë

Imer Hakaj drejtor i ri i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve

Medina Pasoma / RTKlive

Imer Hakaj është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

“Sot, në ambientet e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të AMMKM-së, nga drejtori i deritanishëm Bislim Zogaj tek drejtori i ri, Imer Hakaj”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Me rastin e dorëzimit të detyrës, Bislim Zogaj i uroi suksese drejtorit të ri Hakaj, teksa ky i fundit e falënderoi drejtorin e deritashëm për kontributin e tij në fuqizimin e këtij institucioni.

Bislim Zogaj ka ushtruar detyrën e drejtorit në këtë agjenci për pesë vjet.


MË SHUME NGA Kulturë