Edhe dy gazetarë ukrainas strehohen në Kosovë
B. H. | RTKlive
Liliia Vorobiova dhe Volodymyr Martynov janë gazetarët e radhës nga Ukraina që do të strehohen në Kosovë.
Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ata u mirëpritën nga drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, koordinatori i terrenit, Adem Sylejmani, si dhe zyrtarë të MPB-së e Policisë së Kosovës, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Vorobiova dhe Martynov në Kosovë do të strehohen në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo".
“JiR – Kosovo, që është iniciuar nga ‘European Centre for Press and Media Freedom’ dhe po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ‘OSCE Mission in Kosovo’, si dhe iniciativa ‘Hannah Arendt’”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Kosova ka strehuar 12 gazetarë ukrainas që nga prilli i vitit 2022.























