22:54 / 19.07.2023
Cuadrado kalon te Inter
Uran Krasniqi / RTKLive
Inter ka transferuar futbollistin kolumbian, Juan Cuadrado. Njoftimi ka ardhur nga skuadra e Serisë A.
Sipas njoftimit, fjala është për një kontratë njëvjeçare.
Kolumbiani kalon te Inter pas një periudhe tetëvjeçare te Juventus, ku e kishte ndihmuar ekipin për të fituar pesë tituj në Serie A, katër Kupa të Italisë dhe dy Superkupa. Kontrata e tij me "Zonjën e vjetër" përfundoi në fund të qershorit.























