‘Shekulli i teknologjisë’, pulla më e re e Postës së Kosovës
BKT
Lajme

‘Shekulli i teknologjisë’, pulla më e re e Postës së Kosovës

Medina Pasoma / RTKlive

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën e re postare, “Shekulli i teknologjisë”. Arsyeja e kësaj përzgjedhje, sipas njoftimit, qëndron në ndikimin e dukshëm të teknologjisë në jetën e përditshme, tashmë edhe të inteligjencës artificiale.

“Pamjet e dy pullave postare prezantojnë pjesën aplikative të teknologjisë në disa sfera të jetës. Kosova është një vend ku ka rini të përgatitur dhe sot ofron shërbime të avancuara në fushën e teknologjisë, e është një ndër top shtetet evropiane që ka arritur mbulueshmëri të 100% të vendit me internet të shpejtë”, thuhet në komunikatë.  

Në pullën postare është i vendosur simboli i kufijve të Kosovës, bashkë me elementet të cilat e karakterizojnë teknologjinë.

“Përpos dy pullave postare me pamje dhe vlera të ndryshme nominale, janë përgatitur edhe Zarfet e Ditës së Parë me vulë adekuate, të cilat tanimë janë në shitje për të gjithë koleksionistët, qytetarët dhe bizneset, që kur dërgojnë zarfe duan ta paraqesin shtetin tonë edhe përmes imazheve të këtyre pullave”, njofton Posta e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme