SHBA mbështet FSK, si forcë mbrojtëse, të ndërveprueshme nga NATO
BKT
Lajme

SHBA mbështet FSK, si forcë mbrojtëse, të ndërveprueshme nga NATO

M.P / RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se i përkrahin Forcat e Sigurisë së Kosovës.

 “Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo po kalon në një forcë mbrojtëse territoriale, multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme të NATO-s”, ka shkruar Hovenier.

Në postimin e tij në Twitter, ambasadori ka njoftuar edhe për takimin me ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku i cili studimet në akademinë ushtarake WestPoint. Nga takimi ai ka shpërndarë edhe një fotografi të përbashkët me Dalladakun.


MË SHUME NGA Lajme