Krasniqi: Zgjedhjet e parakohshme i sjellin vendit një qeveri kredibile
F.Sertolli / RTKlive
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në zyrën e tij shefin e BE-së, Tomas Szunyog, me të cilin thotë se kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Krasniqi i tha Szunyog-ut se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme për t’i sjellë Kosovës një qeveri ndryshe dhe më kredibile.
“Ambasadorit Szunyog i shpreha qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush. Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tonë. Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara”, shkruan kreu i PDK-së.
Krasniqi, po ashtu, ka njoftuar se e ka siguruar shefin e BE-së se partia që ai drejton do të angazhohet fuqishëm, që siç shkruan ai, përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luajë rolin e saj konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve të vendit.























