‘DokuFest’ sivjet rrugëton me inteligjencë artificiale
Medina Pasoma / RTKlive
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest” ka bërë të ditur temën e edicionit të sivjetmë. Si gjithnjë është në hap me kohën dhe sivjet i hap dyert e kinemave me "I AM AI AM I" në kohën e inteligjencës artificiale dhe pikëpyetjeve që na vijnë për to.
Një 17 vjeçar në Viti ka humbur jetën mbrëmë pasi u ther me thikë nga një bashkëmoshatar i tij
Prej 4 deri më 12 gusht, Prizreni bëhet jo veç gjurmues kulturor, por edhe digjital. Tashmë organizatorët përveç motos, kanë shpalosur se filmat e hapjes, mbylljes dhe një ditë e plotë me program do të jetë kushtuar AI.
“Pas ekzaminimit ekzistencial të njerëzimit në krizë të vitit të kaluar, festivali po rikthehet me një dilemë tjetër të madhe që ia vlen të eksplorohet dhe me atë që shumë prej nesh ende nuk e kanë të qartë se sa e mirë apo sa e keqe është dhe cilat do të jenë pasojat e saj në të ardhmen”, kanë njoftuar përfaqësuesit e DokuFest-it.
Kjo moto është nxitje për natyrën e inteligjencës artificiale përballë ekzistencës njerëzore, thonë ata.
“A mundet një entitet i AI të pretendojë me të vërtetë thënien "UNË JAM AI" dhe të evoluojë si një inteligjencë e llojit të vet? Nëse AI është një enë dhe interpretues i historive njerëzore, a mund të na ndriçojë ajo për karakteristikat dhe cilësitë që përbëjnë identitetin tonë njerëzor?”, thuhet në njoftim.
Sivjet “DokuFest” shënon edicionin e 22-të.























