Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 5 orë
BKT
Lajme

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 5 orë

Fluksi i madh i mërgimtarëve që po vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje ka bërë që sërish të krijohen kolona të gjata në pikëkalimet kufitare. Pritje të gjata janë krijuar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm.

Për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare mërgimtarëve po u duhet të presin deri në 5 orë.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, te kjo pikë kufitare kolona është katër kilometra. Por sipas QMK-së, në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet janë të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.

 


MË SHUME NGA Lajme