13:11 / 21.07.2023
Të gjithë pas Spallettit, klubi arab gati superofertën për italianin
F.Bytyqi/RTKLive
Shumë klube të mëdha evropiane janë hedhur në sulm për trajnerin Luciano Spallettin.
Strategu italian tashmë është i papunë pasi disa ditë më parë e mbylli aventurën me Napolin, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Serie A.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, disa klube italiane dhe angleze janë të interesuara për Spallettin.
Por, e ardhmja e italianit mund të jetë në Arabinë Saudite. Skuadra saudite Al Ahli thuhet se është duke përgatitur një superofertë për Spallettin.
“Ata janë gati të marrin Spallettin. Al Ahli dëshiron italian”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.























