13:22 / 21.07.2023
‘Za Fest’ nis sonte, netët artistike gjallërojnë Shkodrën
M.P / RTKlive
Prej sonte në qytetin e Shkodrës nis edicioni i 7-të i Festivalit “Za Fest” i cili falë qytetit atmosferë kulturore e festive.
Nën organizimin e Vlashent Satës, Kalaja e Rozafës dhe Kulla e Inglizit do të mirëpresin vizitorët e ndjekësit e festivalit për tre ditë radhazi.
Në natën e parë do të performojnë Zofeina Simoni dhe Antonio Fjerca. Nga Kosova do të shkojë filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit.
Nata e dytë do të shoqërohet me “Gala Dragot”, “Shkodra elektronike”, “Divanhana”, Vlashent Sata dhe DJ Veleyle e Omerar Nanda. E nata e fundit është e rezervuar për Çun Lajçin, Isabel Sorling, Davide Shorty, Gipsy Groove dhe DJ Secret 47.























