Kosova sërish në Festivalin e Sarajevës, tash me ‘Fran and Verka’
BKT
Kulturë

Kosova sërish në Festivalin e Sarajevës, tash me ‘Fran and Verka’

M.P / RTKlive

Kosova sërish do të përfaqësohet në Festivalin e Filmit në Sarajevë dhe kësaj radhe me filmin “Fran and Verka, or a usual day in an abandoned village” nga regjisori Sovran Nrecaj.

Rrëfimi kosovar që shënon premierën botërore, konkurron në kategorinë “Dokumentari më i mirë i shkurtër” dhe është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

“Këtë vit, programi i festivalit përfshin 22 premiera botërore. Pjesëmarrja jonë dëshmon shkëlqimin artistik të vendit dhe urojmë që udhëtimi i filmit të përfundojë me triumf dhe brohoritje ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Festivali i Filmit në Sarajevë sivjet shënon edicionin e 29-të dhe organizohet nga 11 deri më 18 gusht.


MË SHUME NGA Kulturë