Filmat shqiptarë që s’u lejuan në Preshevë, së shpejti shfaqen në Prishtinë
BKT
Kulturë

Filmat shqiptarë që s’u lejuan në Preshevë, së shpejti shfaqen në Prishtinë

Medina Pasoma / RTKlive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim producentin e aktorin Gani Veseli dhe regjisorin Musa Isufi. Në kë takim u bisedua për filmat “I pa besi” dhe “Heshtja vret”.

Veçantia e këtyre dy rrëfimeve kinematografike qëndron te fakti që s’u është lejuar shfaqja e tyre në Luginën e Preshevës. Mirëpo ato do të shfaqen së shpejti në Prishtinë.

“Filmat "I pabesi" dhe "Heshtja vret" që janë financuar nga Qeveria e Kosovës si pjesë e mbështetjes për Luginën, së shpejti do të kenë premierën e tyre në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ministrit Çeku.

May be an image of 1 person and text

May be an image of 1 person and text


MË SHUME NGA Kulturë