Postecoglou dëshiron ta dijë nëse mund të mbështetet te Kane
BKT
Sport

Postecoglou dëshiron ta dijë nëse mund të mbështetet te Kane

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou dëshiron që çështja e të ardhmes së Harry Kane të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kapiteni i Anglisë mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe këtë verë ai është objektiv kryesor i kampionit të Bundesligës, Bayern Munich. Megjithkëtë deri më tash nuk ka pasur ndonjë lëvizje. Po trajneri i skuadrës po dëshiron të dijë nëse mund të llogaritë në shërbimet e tij apo jo. 

“Nuk është se kontrata e tij përfundon më 12 gusht dhe ai duhet të marrë një vendim, ai ka edhe një vit tjetër. Realiteti është se ai është ende një lojtar me kontratë në klubin tonë të futbollit, kështu që unë e shoh atë. Por mund të them që nuk jam i qetë për rastin e Harry”, ka thënë trajneri i ri i "Spurs".