Kosova U18 mposhtet nga Estonia
BKT
Sport

Kosova U18 mposhtet nga Estonia

Uran Krasniqi / RTKLive

Tetë pikë më shumë i ka pasur Estonia në krahasim me Kosovën kur gjyqtari ka sinjalizuar fundin e ndeshjes.

Kosova U18 e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj që po zhvillohet në Portugali.

Në një ndeshje deri në fund të barabartë, basketbollistët e Kosovës pësuan me rezultatin 60:68.

Dallimi u bë në tre minutat e fundit, ku estonezët u shkëputën dhe fituan me tetë pikë dallim, 60:68.

Te Kosova u dalluan Jon Ismajli me 14 pikë dhe Rron Dahsyla me 20 sosh.