Vendimi i GJND-së, Haradinaj: Ngjarje e rëndësishme për historinë e Kosovës
BKT
Lajme

Vendimi i GJND-së, Haradinaj: Ngjarje e rëndësishme për historinë e Kosovës

M.Miftari/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rreshtimi i Kosovës kah vlerat perëndimore duhet të jetë i pakompromis.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj, në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka nënvizuar se kjo ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.

"13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit", ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se rruga e vetme e Kosovës është kah vlerat perëndimore.

"Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet", është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme