Sunaj Keçi zyrtarisht merr drejtimin e Drenicës
BKT
Sport

Sunaj Keçi zyrtarisht merr drejtimin e Drenicës

F.Bytyqi/RTKLive

KF Drenica është bërë më trajneri të ri.

Trajneri i njohur Sunaj Keçi ka marrë zyrtarisht ‘timonin’ e skuadrës nga Skenderaj.

Klubi nga ‘Bajram Aliu’ përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ish-futbollisti i njohur dhe ish-trajneri i Hajvalisë dhe Flamurtarit, Sunaj Keçi do ta drejtojë Drenicën në sezonin e ri.

“Në ambientet e Klubit Futbollistik ‘Drenica’, sot Presidenti i klubit, z. Gëzim Ramadani , ka prezantuar kryetrajnerin e skuadrës për edicionin e ri 2023/24, Sunaj Keçin”, thuhet në njoftimin kuqezinjve.

Kujtojmë së Drenica në edicionin e ri do të garojë në Ligën e Parë.