Sekretari Seferlis priti ambasadoren HeroinaTelaku
BKT
Lajme

Sekretari Seferlis priti ambasadoren HeroinaTelaku

M.Miftari/RTKlive

Sekretari i Përgjithshëm nբ Ministrinë e Jashtme të Panamasë, Jones Cooper Seferlis, priti në zyrën e tij ambasadoren e Kosovës në Panama, Heroina Telaku, me ç’rast u diskutua për zhvillimet aktuale, si dhe për  thellimin e bashkëpunimit miqësor në mes dy vendeve.

Bëhet e ditur se në këtë takim u vlerësua se Panamaja është i vetmi vend në Amerikën Latine ku Kosova ka ambasadë dhe theksohet potenciali i madh i atij vendi për eksport në Amerikën Latine, me Panamanë si një vend të mundshëm për lidhje tregtare.

Në vitin 2009, Panamaja u bë shteti i 54-të dhe një nga katër shtetet në Amerikën Latine që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme