Kurti për 13-vjetorin e GjND-së: I dha vulë përfundimtare pavarësisë
BKT
Lajme

Kurti për 13-vjetorin e GjND-së: I dha vulë përfundimtare pavarësisë

Kryeministri, Albin Kurti, ka shkruar për 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vendosi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kurti ka theksuar se në këtë ditë, 13 vjet më parë, GJND-ja i dha vulë përfundimtare asaj që “ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”.

“Në këtë ditë më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë vulë finale asaj që të gjithë mbështetësit e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë e dinin gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kishte dërguar në GJND Serbia, përgjigja e së cilës ishte në favor të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme