Debutim ëndrrash i Mirlind Dakut me Rubin Kazan
BKT
Sport

Debutim ëndrrash i Mirlind Dakut me Rubin Kazan

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi kosovar Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në skuadrën ruse, Rubin Kazan.

Daku pak ditë më parë iu bashkua skuadrës ruse nga Osijek për çmimin 1 milionë euro.

Kosovari në ndeshjen debutues shënoi një gol dhe bëri një asistim në duelin Rubin Kazan-Lokomotiva Moscow, sfidë që u mbyll baras 2-2.

Daku qysh në fillim të ndeshjes shënoi gol më kokë (3’), derisa asistoi në minutën e 58-të për Fameyeh.

Sulmuesi kosovar luajti 75 minuta në këtë duel joshëse.