Gjendet një trup i pajetë në lumin Drini i Bardhë
BKT
Në Fokus

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drini i Bardhë

E. Hoti / RTKlive

Një trup i pajetë është gjetur sot pasdite në lumin Drini i Bardhë në fshatin Krajk të Prizrenit. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për RTKlive se trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin atje për peshkim.

Ai tutje ka thënë se trupi i gjetur dyshohet se i përket një femre, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i trupit të pajetë.

“Rreth orës 15:40 policia është njoftuar se është gjetur një trup i pajetë në lumin Drini në fshatin Krajk. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup i njeriut që dyshohet se i përket një femre.

Trupi i pajetë është gjetur nga peshkatarët, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i kufomës”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë me dije se trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 


MË SHUME NGA Në Fokus