Kurti vizitoi qytetin e Pejës
BKT
Lajme

Kurti vizitoi qytetin e Pejës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Pejës.

"Vizitën e tij kryeministri Kurti e filloi në Qendrën Nacionale të Xhudos, ku u mirëprit nga Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka dhe ekipi kampion i xhudistëve. Në këtë takim, ata Në këtë takim, ata i prezantuan kryeministrit projektin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të Xhudos si pjesë e programit "Kosova, shtet i Xhudos". Qeveria po investon në fuqizimin e xhudos përbrenda vendit dhe në promovimin ndërkombëtar përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së mëtejme të rezultateve të xhudistëve tanë", njofton Kryeministria.

Në njoftim thuhet se në këtë takim, ata i prezantuan kryeministrit projektin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të Xhudos si pjesë e programit "Kosova, shtet i Xhudos". Qeveria po investon në fuqizimin e xhudos përbrenda vendit dhe në promovimin ndërkombëtar përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së mëtejme të rezultateve të xhudistëve tanë.

"Ndalesën e radhës, kryeministri Kurti e pati te Kulla e Ministerit, e cila ka një arkitekturë e stil të veçantë, dhe e cila po restaurohet në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të vazhduar në Çarshinë e Gjatë, e cila përkundër shkatërrimit masovik nga forcat serbe është rindërtuar. E më pas, vizita vazhdoi në dyqanin qindravjeçar të briskpunuesit Musa Gorani, i cili është restauruar dhe funksionalizuar falë mbështetjes direkte të Qeverisë", theksohet në njoftim.

Përmbylljen e vizitës së tij në qytetin e Pejës, Kryeministri Kurti e bëri me vizitën në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua me drejtuesit e Anibarit dhe Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të animuar, i cili sipas kryeministrit zë një vend të rëndësishëm në skenën tonë të artit duke promovuar diversitetin dhe kulturën tonë përmes filmave të animuar e shumë programeve të tjera. Edicioni i 14-të i festivalit Anibar po zhvillohet nga data 17 korrik deri me 23 korrik.


MË SHUME NGA Lajme