Moti sot me diell
BKT
Lajme

Moti sot me diell

Në vendon tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. Do të ketë vranësira konvektive të cilat  parashihen  të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë.

 

“Në zona të kufizuara mund të bie breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHK kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP.

 


MË SHUME NGA Lajme