07:46 / 23.07.2023
Pritje të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Merdare
Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë vazhdon të ketë pritje të gjata të bashkatdhetarëve që po vijnë për pushime në Kosovë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mëngjesin e sotëm, ku shihet se kolona më e madhe është të Dheu i Bardhë, 150 minuta pritje e 2000 metra kolonë.
Një pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo e Merdares, ku pritjet po zgjasin deri në 120 minuta e kolona është rreth 1000 metra.
























